Lajme

Shtatë policë marrin trajtim në Spitalin e Mitrovicës, katër nisen për në QKUK

10/13/2021 13:36
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës këtë të mërkurë nisi një operacion policor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kundër kontrabandës me mallra.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre pesë zyrtarë të nacionalitetit shqiptarë dhe një i nacionalitetit serb, njofton Klankosova.tv.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Spitalit, Luljeta Zhubi, për Klan Kosova ka deklaruar se shtatë policë kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Shtatë policë janë sjellë në Spitalin e Mitrovicës për trajtim dhe të njëjtve u është ofruar trajtimi. Katër nga policët e lënduar janë nisur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kurse tre të tjerë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi”.

“Katër policët që janë nisur për në QKUK kanë pësuar lëndime më të rënda e për atë janë përcjell për në Prishtinë”, tha Zhubi.

10/20/2021 20:18

‘Aksion’ i Policisë së Krimeve Ekonomike: Disa të arrestuar