Lajme

Ndalimi i aktivisteve, reagon ashpër Sibel Halimi

12/02/2022 17:24
nga:Y I

Aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria pas protestës së djeshme kundër vrasjes së grave që u mbajt në Prishtinë.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se pushteti në vend se të jap përgjegjësi për mos mbrojtjen e grave, po ” tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe”.

“Dy aktivistet ende mbahen padrejtësisht në paraburgim, sepse protestuan me të drejtë kundër vrasjes së grave. Pushteti i cili kontrollon gjithçka, në vend se të japë përgjegjësi për mosmbrojtjen e grave dhe vajzave, nëpërmjet shembujve të tillë, tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe” shkruan Halimi raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: