Sporti

Navas flet për sfidën ndaj Realit: Çfarë ka rëndësi është të japim 100 për qind

12/14/2021 19:36
nga:Lorik J

Navas kaoi te PSG para disa viteve, ndërsa vazhdon të jetë titullar edhe pse si rezervë është portieri më i mirë në botë, Gianluigi Donnarumma.

Fillimisht, Navas ka folur për bashkëpunimin me Ramos për të cilin tha se është kënaqësi për të.

“Për mua, është kënaqësi e vërtet që është këtu. Është person me klas dhe lojtar i pabesueshëm. Është gjithashtu lider dhe jemi shumë më fat që e kemi këtu. Me të në skuadër, ekipi do rritet. Mënyra e lojës dhe prezenca do na dërgojë edhe më lartë”.

Tutje, portieri theksoi se duhet të vazhdojnë të japin më të mirën,

“Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. E dimë çfarë duhet të bëjmë, të shtyjmë njeri tjetrin dhe të punojmë shumë, të provojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë garat që jemi. Mendoj se kemi kualitetin për t’i arritur këto gjëra, tani duhet ta përdorim kualitetin për të ndihmuar skuadrën dhe të luftojmë, edhe nuk do jetë e lehtë. E dimë që nuk jemi të vetmit me ambicie të njëjta pra duhet të japim më të mirën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG është lider i padiskutueshëm në Ligue 1, por përballjen me Real Madridin nuk do e këtë të lehtë, duke marrë parasysh formën e lartë që po kalon skuadra spanjolle.