Lajme

Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale

09/27/2026 22:01
nga:Genita C

Po vazhdojnë protestat në Prishtinë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, pas verdiktit të Gjykatës Speicale që dënoi me burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqin dhe Rexhep Selimin.

Protestat janë mbledhur për të dymbëshjetën herë rresht në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po brohorisin vazhdimisht ‘UÇK’, si dhe po mbahen fjalime.

Organizatorët kanë thënë se protestat do të vazhdojnë, teksa në të gjitha netët është parë numër i madh i protestuesve.