Sporti

Nasri për Arsenalin: Ndonjëherë, kur je kaq afër qëllimit tënd, por nuk je mësuar të fitosh, mërzitesh!

04/26/2023 10:56
nga:L J

Në një intervistë për L’Equipe, ish-mesfushori i Francës, Samir Nasri parashikon ndeshjen e sotme për titullin e Premierligës, mes dy ish-klubeve të tij në Angli, Arsenal dhe Manchester City.

Sa i përket parashikimit të tij, 35-vjeçari beson se lojtarët e Pep Guardiolës do të dalin fitues, përcjell GazetaBlic Sport.

“City po arrin kulmin e formës së tij në momentin e duhur, me të gjithë lojtarët e tyre të disponueshëm për garë, ndryshe nga vitet e mëparshme. Ndërkohë, Arsenali është duke u ngadalësuar, duke qenë praktikisht në epërsi gjatë gjithë sezonit. Ndonjëherë, kur je kaq afër qëllimit tënd, por nuk je mësuar të fitosh, mërzitesh”.

/GazetaBlic Sport