Skuadra e Napolit nuk ka të ndalur këtë edicion në Serie A.
Napoli ka fituar ndaj Torinos në udhëtim me rezultatin e thellë 0-4, shkruan GazetaBlic Sport.
Si zakonisht dy lojtarët e spikatur tek Napoli edhe në këtë duel ishin dyshja e sulmit: Kvitcha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen.
Osminhen shënoi dy gola, Kvaratskhelia një dhe Ndombele poashtu një për t’i sjellur fitoren ekipit të Napolit në këtë sfidë.
Napoli ndodhet në vendin e parë në tabelë me 71 pikë, kurse Torino në pozitën e 11’të me 37 pikë.
/GazetaBlic Sport


