Sporti

Napoli siguron finalen në Superkupë, Rrahmani me paraqitje fantastike

01/18/2024 21:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napolit e ka siguruar finalen e madhe në Superkupën e Italisë.

Amir Rrahmani me shokë triumfuan me rezultat 3 me 0 ndaj Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Simeone realizoi në pjesën e parë, kurse Zerbin realizoi dy gola në fund të ndeshjes.

Ishte një paraqitje fantastike edhe nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Në finale, Napoli e pret fituesin e ndeshjes, Lazio – Inter.

/GazetaBlic Sport/