Sporti

Napoli shumë afër marrëveshjes me Conten

05/30/2024 23:21
nga:E K

Antonio Conte dhe Napoli duket se kanë gjetur akordin total për të bashkëpunuar nga sezoni i ardhshëm deri në vitin 2027. Pritet që së shpejti, Aurelio De Laurentiis të prezantojë edhe zyrtarisht ish-trajnerin e Juventus dhe Inter teksa mediat kanë zbuluar edhe disa detaje të kontratës.

Kështu, në kontratë nuk do të ketë asnjë klauzolë largimi apo lirimi për trajnerin Conte teksa ajo është parashikuar të zgjasë deri në vitin 2027. Në rast se palët ndahen para kohe, atëherë askush nuk do të përfitojë nga pala tjetër, thënë shkurt si Conte ashtu edhe Napoli nuk do të kryejnë dëmshpërblim ndaj njëra-tjetrës.

Ndërkohë, Conte do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon, shifër që mund të jetë edhe më e lartë në varësi të bonuseve që lidhen me titullin kampion dhe Champions Leaguen.