Sonte, Serie A do të ketë skuadrën kampione për edicionin 2024/2025.
Napoli dhe Inter luajnë ndeshjet finale, ndaj Cagliarit, respektivisht Comos, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Antonio Contes ka një pikë më shumë në renditjen tabelare dhe nëse fiton sonte, do të jetë zyrtarisht skuadër kampioine. Megjithatë, një dështim i Napolit dhe një fitore e Interit, do t’i bënte Neruazzurët kampionë.
Para ndeshjeve të sotme, tifozët e Napolit po krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme, ashtu siç dijnë të bëjnë më së miri.


