Sporti

Napoli kërkon trajner për sezonin e ri, De Laurentiis piketon Piolin për pankinën

04/26/2024 09:32
nga:E K

E ardhmja te Napoli ka filluar të marrë formë. Sipas asaj që është raportuar nga “Il Mattino”, Aurelio De Laurentiis është i gatshëm të ulet rreth tavolinës me Stefano Pioli për t’i ofruar atij stolin e Napolit, por jo përpara se trajneri të ndërpresë kontratën me Milanin.

Numri një i klubit napolitan nuk dëshiron të ketë probleme apo negociata me kuqezinjtë dhe për këtë rsye do të jetë në dorë të trajnerit emilian që të negociojë me klubin e Vua Aldo Rossi për likuidimin.

Pasi çështja të jetë zgjidhur, një kontratë dyvjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon është gati për Piolin. Kështu largohet hipoteza e Antonio Conte, i cili ngeci shumë kohë pas propozimit që mori, si dhe ideja e Gasperinit.