Lajme

Napoli goditet nga një tërmet

05/21/2026 10:55
nga:L J

Një dridhje tërmeti u regjistrua në zonën Campi Flegrei të Napolit.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) raporton se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.4 ishte vendosur në Gjirin e Pozzuolit në një thellësi prej 3 kilometrash.

Tërmeti u ndje në të gjithë zonën e Napolit.

Shumë banorë postuan mesazhe në rrjete sociale për të raportuar dridhjet.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme në njerëz apo pronë.

Komunat e Pozzuoli, Bacoli dhe Quarto kanë vendosur t’i mbajnë shkollat të mbyllura.