Antwerp do të luajë sonte në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë të kualifikimeve për Conference League kundër FC Drita nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ylli i ekipit belg, Radja Nainggolan thotë se Antwerp duhet të vazhdojë tutje dhe nuk duhet të eliminohet sonte, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kryetari po investon për të arritur rezultate të shkëlqyera, kështu që do të ishte shumë turp nëse eliminohemi,” tha Nainggolan për Het Nieuwsblad.
“Ne gjithashtu kemi shumë lojtarë të mirë. Ne me të vërtetë duhet të arrijmë në grupe”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


