Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka konfirmuar lajmin se Kryeministri Kurti ka emëruar zëvendësministër arsimi Dukagjin Pupovcin, raporton Gazeta Blic.
Nagavci është shprehur e lumtur se në këtë rrugtim për të përmirësuar arsimin do të jenë së bashku me zotin Pupovci.
Njoftimi i plotë:
Sot Kryeministri Kurti ka emëruar zv.ministër të arsimit prof. Dukagjin Pupovcin.
Prof. Pupovcin e njof prej më shumë se 15 vite. E kam vlerësuar gjithnjë për punën e tij, kompetencat dhe kontributin në fushën e arsimit.
E lumtur dhe e nderuar që në rrugëtimin tonë për të përmirësuar sistemin e arsimit do të jemi bashkë.
Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër


