Lajme

Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

02/13/2020 21:55
nga:A. R.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Reshat Nurboja, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryeministri Kurti pasi e uroi për detyrën e re në këtë institucion, tha se përvoja e z. Nurboja si politolog është e mirëseardhur dhe po ashtu e një rëndësie të veçantë për të kontribuar në procese të ndryshme, në të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.