Lajme

N`15:00 Osmani takon emisarin britanik, një orë më vonë Kurti

01/05/2023 14:01
nga:N M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta presë në takim të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Peach.

Në njoftimin e presidencës thuhet se takimi do të nisë në orën 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach”.

Ndërsa në orën 16:00, Peach do të pritet edhe nga kryeministri Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Qeveria “dorëzohet” para amerikanëve edhe për vizitën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Porfirije