Qeveria e Kosovës megjithatë e ka lejuar vizitën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Porfirije në Kosovë.
Derisa një javë më parë ai nuk u lejua të hyjë në Kosovë, sot Qeveria ka njoftuar se ka lejuar ardhjen e tij në Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ishte ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili më 27 dhjetor të vitit të kaluar pati reaguar pas ndalimit të Patriarkut Porfirije në Kosovë.
Ai në një intervistë dhënë për “Nova.rs”, kishte theksuar se një situatë e tillë nuk duhet të përsëritet.
Kjo pasi, është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun.
“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun. Mendoj se kjo është diçka themelore – për liritë fetare atje. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, kishte theksuar ambasadori Hill.
Ndryshe, në njoftimin e lëshuar sot për media nga Qeveria e Kosovës thuhet se Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e Ministrit Rashiq për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Sot në mesditë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Nenad Rashiq, kërkoi nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.
Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht.
Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia.
Porfirje pasi iu ndalua hyrja në Kosovë: Dyert e shtëpisë sime u mbyllën


