Lajme

Mytaher Haskuka i lë paratë e komunës në Gjykatë, për shtatë muaj ‘digjen’ 15 përqind të buxhetit

08/25/2021 20:52
nga:M K

Komuna e Prizrenit, e cila udhëhiqet nga kryetari Mytaher Haskuka, ka humbur shumë kontekste gjyqësore.

Subjekte të ndryshme e kanë paditur Komunën e Prizrenit për arsyeje nga më të ndryshme. Shumë nga ta po i fitojnë rastet në gjykata, shkruan lajmi.net.

Sipas Raportit të shpenzimeve për periudhën 1 janar -31 korrik 2021, i hartuar nga Komuna  e Prizrenit, të cilin e ka parë lajmi.net, shpenzimet për vendime gjyqësore janë në vlerë prej 3,208,582.01 euro.

Kjo komuna për vitin 2021, ka një buxhet të miratuar në vlerë prej 21,499,407.78 eurove, dhe nga kjo i bie që 14.92 % e buxhetit total janë shpenzuar në emër të pagesave për rastet humbura në gjykatë, vetëm për shtatë muaj.

Shuma më e madh e mjeteve të paguar i përket drejtorisë së Arsimit me gjithsejtë 2,740,119.50 euro, pastaj shëndetësia më 468,462.51 euro, etj.

Pagesat në emër të shërbimeve të përfaqësimit dhe avokaturës deri më 31 korrik, janë në vlerë prej 34,024.03 eurove.

Sipas raportit komunal për shatë muaj për shpenzimet kapitale janë harxhuar 5. 22 milionë euro.