Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka trajtuar problemet e bujqve përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, raporton GazetaBlic.
Mustafa shkroi se Programi për Pagesat Direkte 2022 e as thirrja për aplikim për bujqit nuk është publikuar ende, edhe pse ishte premtuar që në fund të muajit mars do të hapej thirrja për aplikim.
“Ende nuk është publikuar Programi për Pagesat Direkte 2022 e as thirrja për aplikim për bujqit.Ishte premtuar që deri në fund të marsit do hapej thirrja për aplikim.Çka po ndodhë kështu? Sezoni pranveror po shkon drejt mbylljes. Pse po injorohen bujqit? Kur do hapet thirrja për aplikim? Kur do bëhen kontrollat administrative? Kur do bëhen kontrollat në teren? Kur do ju realizohen pagesat bujqve?”, shkroi Mustafa.


