Lajme

Musliu-Shoshi: PDK më e fortë pas 3 Korrikut, votoj për kandidatin që na përfaqëson më së miri si parti

06/22/2021 13:21
nga:M K

Tashmë është konfirmuar se dikur partia numër një në vend, ajo demokratike, më 3 Korrik do t’i hyjë një procesi shumë të rëndësishëm zgjedhor, atë të zgjedhjes së kryetarit të ri, post aktualisht të cilin e mban si ushtrues detyre Enver Hoxhaj, i cili momentalisht është i vetmi që edhe zyrtarisht e ka paraqitur kandidaturën për të parin e partisë.

Xhavit Haliti tregon se kush është kandidati i vetëm zyrtar deri më tani për kryetar të PDK-së

Ndërkaq, në një prononcim për GazetaBlic, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Ariana Musliu – Shoshi, shtoi se nga ky proces, PDK-ja do të dalë më e fortë.

“Ashtu siç ka vendosur kryesia e partisë, në zgjedhjet e brendshme të 3 Korrikut presim që ta zgjedhim kryetarin e ri. Besoj se nga kjo garë, partia do të dalë edhe më e fortë”, tha fillimisht ajo.

Tutje, ajo deklaroi se aktualisht nuk i kanë në tavolinë emrat e kandidatëve, porse në momentin që një gjë e tillë do të ndodhë, do ta votojë atë që ajo mendon se do ta përfaqësojë më së miri PDK-në.

“Nuk kemi informata se cilët janë kandidatët, por në momentin që do t’i kemi, do ta përkrahë atë që e vlerësoj se mund ta përfaqësojë më së miri PDK-në”, tha ndër të tjera Musliu-Shoshi.

/GazetaBlic/