Lajme

Musliu-Shoshi – ish sekretarit të MPJD-së: Propaganda para argumeteve nuk triumfon, e servilizmi për pak pushtet nuk të nderon !

07/05/2024 16:03
nga:Sh R

Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma sot është intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar, lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Isma, ka bërë fajtor ish-ministrin Enver Hoxhaj për punësimet e disa diplomatëve në vitin 2011.

Sipas tij, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka konstatuar se ata nuk janë pranuar në bazë të ligjit për shërbimet e jashtme dhe ligjit për shërbimin civil.

E këto deklarata të ish-sekretarit të MPJD-së përplasen deputet e pozitës me atë të PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Musliu Shoshi ka thënë se ish-sekretari nuk duhet të jep konstatime në lidhje me këtë rast, pasi sipas saj, kjo çështje është në gjykatë.

“Diplomatët e karrierës që janë pranuar në vitin 2011 nuk kanë qenë të emëruar politik, janë diplomatë të karrierës. Rasti është në gjykatë dhe se gjykata do të jap verdiktin final. Nuk jeni personi kompetent me dhënë konkluza të tilla, me i gjyku ministrat që kanë qenë dhe vendimet e tyre”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Ndërsa ka thënë se propaganda para argumenteve nuk triumfon.

“Propaganda para argumeteve nuk triumfon, e servilizmi për pak pushtet nuk të nderon, përkundrazi!. Paragjykimet e fajësimet e pabaza të qeverive të kaluara janë suksesi i vetëm i kësaj qeverie! Qytetari ka sy dhe vesh! Popullizmi nuk iu ecë më”, ka thënë Musliu.