Lajme

Musliu: Policët serbë që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion

11/05/2022 14:14
nga:Astrit Gashi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Listës Serbe.

Këta vendosen që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Por, ajo që u pa pas këtij vendimi ishte që policët e komunitetit serb zhveshën uniformat .

Sipas Musliut, këta policë duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion.

Ajo ka thënë se uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.

Postimi i saj i plotë:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.

Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.

E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.