Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Veri, pas sulmeve terroriste nga serbët, thotë se ky grup nuk mund të jetë grup amater, por që këtu kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar e të mbështetur nga shteti Serb, raporton Gazeta Blic.
Musliu rikujtoi momentin e 7 prillit të këtij viti, ku kishte paraqitur para mediave shqetësim dhe që po trajnohen gurpe serbe në Rashk, për të ndërmarrë aksione të ndryshme të cilat do t’a destabilizojnë Kosovën.
“Unë nëse ju kujtohet me 7 prill të vitit 2023, para mediave e kam paraqitur këtë shqetësim dhe e kam potencuar që grupe të rinjësh po trajnohen në Rashkë për të ndërmarrë aksione të ndryshme të cilat do t’a destabilizojnë vendin. Të gjitha pamjet që u shfaqën të dielën e që po vazhdojnë të dalin edhe sot me tërë at arsenal, armatimi ushtarak, normal që ka qenë edhe për neve e papritur dhe e pabesueshme, por realiteti është ky. Prandaj sot duhet të jemi të kujdeshëm të bëjmë një analizë të përfillt, të bëjmë një hetim të mirëfillt dhe të dalim me konkluza dhe me ide të qarta se çka tash e pas. Ajo çka ka ndodh, ka ndodhur, nuk mund të kthehet mbrapa, por ne duhet të jemi të pregaditura si Institucione, si shtet që raste të tilla mos të na përsëriten më”, tha ajo.
Sipas Musliu pikëpyetja më e madhe është se, a është ndal armatimi vetëm në Veri apo është shpërndarë edhe në manastiret në vendet e tjera.
“Ajo çka është parë këtyre tri ditëve, gjithmonë flas për arsenalin e madhë të armëve të futura në Kosovë deri në autoblinda, e mos të flasim për municion e llojllojshmëri të armëve, kjo tregon që këtu nuk kemi të bëjmë me një grup amater, në një grup dosido, këtu kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar të mbështetur nga shteti serb dhe siç i patë dhe deklaratat e Ambasadorit amerikanë që ka rrezik për sulme tjera normal edhe ne me shqetësim e marrim këtë situatë dhe mundohemi që në çdo moment të jemi të pregaditur”, deklaroi Musliu.
Musliu shtoi se, duhet të trajnohen seriozisht kishat pasiqë nuk mundet në një kult fetar të strehohen terrorist dhe të mbështeten siç ndodhi të dielën ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Tash janë hapur shumë pikëpyetje mbas pamjeve që po transmetohen vazhdimisht në mediat tona dhe unë mendoj që pikëpyetja më e madhe është se armatimi a është ndal vetëm në Veri apo është shpërndarë edhe në manastiret e tjera? Ju e dini që ne kemi manastire të tjera edhe ne Graçanicë, në Deçan e gjithandej nëpër Kosovë, dhe unë mendoj që duhet seriozisht të trajtohet statusi i kishave ortodokse në Kosovë, sepse nga ajo që e pamë të dielën në veri të Mitrovicës, këto më vetëm kulte fetare, vetëm kisha apo manastire nuk mund të jenë. Nuk mund të jetë një kult fetar e të trajtohen si kult fetar një objekt i cili strehon terroristët siç ndodhi të dielën dhe i mbështet ata në sulme të tilla siç ndodhi në vrasjen e tashmë heroit të ndjerë Afrim Bunjaku”, përfundoi Musliu.


