Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi Serbia ka shpallur ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve në Veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Vuçiçi dje tha se nuk kanë lidhje me terroristat e sot po shpall ditë zie.
“Dje thojke që s’ka lidhje me terroristat, sot shpall ditë zie për ta”, ka shkruar Mushkolaj.
“Vuçiqi, ky “demokrat paqësor”, ka përfunduar ai.


