Lajme

Mushkolaj: Protestova sot, marr pjesë edhe në protestën e PSD-së kundër ngritjes së çmimit të rrymës

01/26/2022 21:46
nga:Gazeta Blic

Analisti Imer Mushkolaj thotë se kauza kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike është e mjaftueshme për të protestuar.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se protesta e sotme e ka pasur kauzën e qartë.

“E dimë qëllimi pse është organizuar protesta e sotme. Unë jam nga ata që kam marrë pjesë në këtë protestë. Do të marrë pjesë edhe në protestën e së shtunës [organizuar nga PSD]. Besoj se kauza është e rëndësishme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se në protesta ka pasur mjaft njerëz pasi janë të shqetësuar pasi rryme elektrike po shtrenjtohet.

“Askush nuk e ka licencën për organizimin e protestave, pavarësisht nëse ato i organizon një parti jo parlamentare apo parlamentare”.

Mushkolaj thotë se Qeveria në mënyrë shumë të pa duhur i është qasur ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Në këtë kohë të rritet çmimi i energjisë elektrike është problem. Sidomos është problem se miratimin po e jep një person që sa ishte në opozitë ka qenë kundër rritjes së energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.