Analisti politik Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër të parën e shtetit, presidenten Vjosa Osmani e cila ende nuk ka reaguar për sulmin fizik që i është bërë gazetarit Valon Syla, raporton Gazeta Blic.
Sipas Mushkolajt, kjo heshtje e osmanit është e turpshme.
“Mosdënimi i dhunës është pajtim me të. Heshtja e presidentes është e turpshme. Turpi ka emër!”, ka shkruar Mushkolaj ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur të hesht për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Ajo duhet të jetë presidente e të gjithëve, pra edhe e Valonit, pavarësisht a pajtohet me opinionet e tij. Mosdënimi i dhunës është pajtim me të. Heshtja e presidentes është e turpshme. Turpi ka emër!
Ambasada e ShBA-ve reagon pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla


