Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj Enver Hasanit, i cili tha se doktoratura e U.D të rektores së UP-së është “zhgl dhe plagjiat”, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Hasani në atë kohë paska qenë kryetar i komisionit kur ajo ka doktoruar.
Mushkolaj e ka pyetur se pse e ka lejuar të doktorojë nëse doktorata e tij ka qenë e tillë.
Postimi i tij i plotë:
Enver Hasani po thotë që doktoratura e U.D. të rektores së UP’së është “zhgl dhe plagjiat”, ndërkohë që vetë paska qenë kryetar i komisionit kur ajo ka doktoruar. Nëse është kështu, pse e lejove me doktoru, Enver?


