Lajme

Musa: Qeveria ka dështuar në çdo sferë, tash merren me nacionalizëm

07/03/2024 21:26
nga:G B

Avokati Skënder Musa ka thënë se deklaratat për situatën në veriun e Mitrovicës nga niveli qendror janë tentativa për nxjerrje nga situata.

Musa në Politiko të Kanal 10 tha se qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha aspektet.

“Janë afruar zgjedhjet tash dhe është shumë e vërtetë, që në aspektin ekonomik dhe politik Qeveria e Kosovës ka dështuar në të gjitha sferate e jetës. Nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna dhe në bazë të asaj se çka po e lexoj, deri tash është një investim për rrugën Mitrovicëe që ka mbërri deri në Navosellë të Maxhunit edhe rruga në Podujevë, asnjërën se ka përfunduar e pasi situata nuk është përmisuar e kemi dëgjuar të gjithë, në arsim ka dështim, në shëndetësi, zhvillim ekonomik nuk ka asnjë investim dhe tash duhet me u marr me nacionalizëm, qëllimi është veç me u nxjerr”, deklaroi ai.