Lajme

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin para

01/19/2025 09:24
nga:G B

Në Jezerc të Ferizajt dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para të gatshme.

Rastin në polici e ka paraqitur pronarja e shtëpisë.

Të dyshuari ende nuk janë kapur.

“Policia ka pranuar informata se person-a të panjohur nga shtëpia e viktimës m/k kanë  vjedhur një shumë të parave të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njofton policia.