Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars.
Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes Vjosa Osmani të premten për ta shpërndarë Kuvendin.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, avokati, Skënder Musa.
Musa tha se dekreti i Presidentes Osmani është në pajtim me Kushtetutën dhe se caktimi i masës nga Gjykata Kushtetuese nuk e paragjykon formën se si do të vendoset në kerkesën e dorëzuar nga VV-ja.
Avokati tha se është tepër e rendësishme që Gjykata Kushtetuese ta ruaj pavarësinë e saj dhe te mos i nënshtrohet presionit të madh të publikut apo institucioneve të tjera.
“Ne mendojmë që dekreti i Presidentes është në pajtim me Kushtetutën e vendit. Caktimi i masës nga Gjykata Kushtetuese nuk e paragjykon formën se si do të vendoset në kerkesën e dorëzuar nga VV-ja.Se si do te vendos Gjykata nuk mundem ta paragjykoj vendimin mirëpo është tepër e rendësishme që Gjykata Kushtetuese ta ruaj pavarsinë e saj dhe te mos i nënshtrohet presionit të madh te publikut apo institucioneve tjera dhe te ofroje zgjidhje bazuar ne kushtet ashtu siç ka vepruar edhe në raste tjera” deklaroi avokati Musa.
Ai potencoi se vendiemt e gjykatës duhet të zbatohen nga të gjitha palët pa marr parasysh se a ju konvenon apo jo.
“Vendimet e gjykatës duhet të zbatohen nga të gjitha palët pa marr parasysh se a ju konvenon apo jo palëve sepse Kosova është shtet demokratik me pushtete të ndara dhe vendimet e gjykates janë obligative për të gjithe edhe per Qeverinë dhe partitë politike” deklaroi Musa në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars


