Sporti

Muriqit nuk i mungon përkrahja nga tifozët, fansat thërrasin emrin e tij gjatë ndeshjes ndaj Sampdorias

12/05/2021 23:27
nga:E K

Forma e Vedat Muriqit te Lazio nuk është më e mira e mundshme.

Ylli i Kosovës, ka dështuar të ketë vazhdimësinë e formës së mirë që kishte te skuadra e Fenerbahces edhe te Lazio, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë përkrahja nga tifozët për të nuk po mungon.

Vedat Muriqi zhvilloi 50 minuta kundër Sampdoria, kurse tifozët thërrisnin gjatë gjithë kohës emrin e tij: “Hajde Muriqi, na dhuro një gol”.

/GazetaBlic Sport/