Sporti

Muriqi për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA: Ndihem krenar që përfaqësoj shtetin tim

05/03/2021 19:37
nga:L J

Tre maji është një ditë e veçantë për futbollin e Kosovës.

Pesë vite me parë FFK-ja është pranuar me të drejta të plota në UEFA.

Me 28 vota, 24 kundër dhe 2 abstenime në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si anëtare e 55-të e kësaj organizate.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë një mesazh të veçantë për këtë datë historike. Nder tjera futbollisti i Lazios thotë se ndihet krenar që e përfaqëson Kosovën.