Sporti

Muriqi i mërzitur, por krenar: Kosova ka të ardhme, shpejt do të arrijmë në një kompeticion të madh

03/31/2026 23:18
nga:L J

Kosova u mposht sot 0-1 nga Turqia në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të humbur shanset për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Turqia fitoi me rezultatin minimal, duke u rikthyer në Botëror pas 24 vitesh, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Muriqi u shpreh tejet i dëshpëruar pas kësaj humbje.

“Nuk e deshti fati, lojtarët e ri kanë shumë përparësi, Kosova në një kohë të shkurtër do të arrijë një kompeticion të madh”, tha ndër të tjerash i mërzitur, Vedat Muriqi në RTK.

/GazetaBlic Sport