Lajme

Murati thotë se janë 1500 pozita të lira në “Superpuna”

03/01/2023 10:07
nga:Genita C

Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se janë edhe mbi 1500 pozita të lira pune për të rinjtë e moshës 18-25 vjeç në Superpuna.

Ai tregon se për vetëm 3 javë, mbi 3 mijë punëkërkues janë të verifikuar.

Po ashtu aty janë regjistruar mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë e mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime.