Lajme

Murati takohet me deputetët gjerman, diskutojnë për fushën e punësimit në Kosovë

09/17/2024 15:00
nga:Sh R

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman.

Përmes një njoftimi nga Ministria e Financave, thuhet se gjatë takimit u diskutua për situatën ekonomike në vend, teksa i kanë vënë theks të veçantë fushës së punësimit.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekurani Murati priti sot në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman. Takimi u fokusua në situatën ekonomike të vendit, me theks të veçantë në fushën e punësimit. Ministri Murati e njoftoi Komisionin lidhur me kushtet e tregut të punës në Kosovë, duke përmendur rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve si një ndër të arriturat kryesore në këtë fushë”, thuhet në postimin e Ministrisë.

Po ashtu, deputetët gjerman janë njoftuar edhe me proceset që ndërlidhen nga aspekti administrativ, përfshirë këtu riorganizimin e Agjencisë së Punësimit, ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës, e kështu me radhë.

“Ministri dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes të dyja vendeve”, thuhet në përfundim të njoftimit.