Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur propagandë ‘zhurmën’ e opozitës se nuk ka pasur rritje të pagave në Qeverinë Kurti.
Duke iu referuar raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Murati bën krahasimin e tri vjet qeverisë së Albin Kurti, me shtatë vjet të tjera nga qeveritë e mëparshme.
Ai thotë se për shtatë vjet rritja e pagave ka qenë 94 euro, ndërsa në Qeverinë Kurti për tri vjet, 104 euro.
Postimi i plotë:


