Lajme

Murati: Inspektoratit të Punës i shtohen 38 inspektorë të rinj

11/13/2023 11:42
nga:N K

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kanë shtuar 38 inspektorë në Inspektoratin e Punës.

Murati, thotë se numri i inspektorëve nga 22 ka shkuar në 60.

“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas tij, krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.

“Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin. Vazhdojmë!”, ka shkruar tutje Murati.

“Numri i inspektorëve të punës do të vazhdoj të rritet me qëllimin e mbikqyrjes sa më të mirë të të drejtave të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Punës.