Lajme

Murati fton bashkatdhetarët të investojnë në Bonot e Diasporës

07/21/2021 16:45
nga:Y I

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot ka filluar shitja e Bonove të Diasporës, shkruan Gazeta Blic.

Murati ka bërë thirrje që mërgimtarëve që kursimet e tyre t’i investojnë në “Bonot e Diasporës” pasi janë një mundësi e mirë që t’i inevstojnë kursimet e tyre duke i vënë në funksion të zhvillimit ekonomik.

“Pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar” shkruan Murati në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë, sot ka filluar shitja e Bonove të Diasporës.

Bonot e Diasporës janë mundësi e mirë që ju t’i investoni kursimet tuaja duke i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe njëkohësisht të përfitoni edhe interes nga investimi juaj.

Pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar.

Afati deri kur mund të investoni në Bono të Diasporës është data 18 gusht, dhe këtë mund ta bëni duke u drejtuar në njërën nga bankat partnere, nëpërmes të cilave bëhet shitja.

Më poshtë keni një ilustrim se si do të dukej plani i interesit që do të përfitohej, bashkë me kthimin e investimit orgjinal në përfundim të afatizimit/maturitetit.