Lajme

Murati akuzon mediat se “dezinformuan” hartuesit e raportit të DASh-it

05/02/2024 12:54
nga:Sh R

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar mediat se kanë ndikuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, hartuesit e këtij raporti kanë “rënë pre e mediave”, që sipas tij, “janë pjesë e gardës së vjetër”.

“Nëse hymë edhe në shikojmë edhe analizojmë fjalët dhe fjalitë. E shohim se edhe vetë raportuesit ose kush do që ka marrë pjesë në hartim të raportit. Ka ra pre edhe e dezinformatave të mediave, të cilat ende janë pjesë e gardës së vjetër. E mandej edhe disa organizatave të shoqërisë civile që maskohen sit ë tilla o në fakt janë zgjatime të gardës së vjetër”, ka thënë Murati.

Sipas tij, në raportin e viti 2023 fjala ‘korrupsion’ përmendet 12 herë kurse në raportin e viti 2019 përmendet 24 herë.

“Tema që është thirrur sot është diskutimi për raportin e DASH-it. Nëse do të duhej t’i qaseshim kësaj çështjeje në mënyrë kuantitative dhe objektive, mund ta shohim sa herë është përmendur më 2023 fjala ‘korrupsion’. Një kërkim i thjeshtë tregon që është përmendur 12 herë. Më 2019 është përmendur 24 herë”