Lajme

Muqiqi: Kërkojmë që të lejohet puna me kontrolle të rrepta, për të gjithë të vaksinuarit!

01/25/2022 14:46
nga:Y I

Sekretari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Afrim Muqiqi, ka folur në lidhje me masat e reja anti Covid të marra nga Qeveria.

Muqiqi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” theksoi se nesër kjo Odë do të mbajë një takim dhe do të vendosin se çfarë hapash do të ndërmarrin më tej.

Ai  potencoi se masat duhet të vlejnë për ata që janë të pavaksinuar.

“Gjatë ditës së nesërme do ta kemi një takim në Odë me të gjitha strukturat dhe departamentet në nivel të Republikës dhe do të vendosim për këto masa të cilat dita-ditës po na rëndojnë më shumë. Do të shikojmë se çfarë hapash do të marrim duke pasë parasysh se shtetet përreth kanë numër më të madh të viktimave edhe numër të infektuarve, mirëpo ata që janë të vaksinuar nuk kanë masa. Masat duhet të vlejnë për ata të cilët janë të padëgjueshëm dhe nuk janë të vaksinuar”

Muqiqi theksoi se ata si Odë kërkojnë që të lejohet puna me kontrolle të rrepta.

“Ne si Odë kërkojmë që të lejohet puna me kontrolle të rrepta për të gjithë ata që janë të vaksinuar, kështu po vepron e gjithë bota”tha Muqiqi për “Gazeta Blic”.

Tre ditë më parë, Qeveria e Kosovës, miratoi masat e reja anti Covid.

Disa nga masat e miratuara janë kufizimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00, shërbimet e gastronomisë duhet ta ndalojnë aktivitetin e tyre në ora 21:00, çdo person që duhet të hyjë në Republikën e Kosovës duhet të ketë tre doza vaksinash etj.

/Gazeta Blic/

Masat e reja anti Covid- paralajmërohen protesta dhe padëgjueshmëri qytetare

LAJMI I FUNDIT: Qeveria merr vendim, këto janë masat e reja anti-COVID