Sporti

Munishi pas rasteve të fundit: Ti kurrë nuk do të ecesh vetëm Edon Zhegrova!

11/16/2023 18:38
nga:L J

Ismet Munishi ka reaguar pas rasteve të fundit në kombëtaren e Kosovës në futboll.

Edoni përmes një story në rrjetin social Instagram është shprehur i pakënaqur, duke zbuluar se brenda FFK-së ka njerëz që po shkaktojnë probleme të mëdha tek Kombëtarja e Kosovës.

Munishi reagoi para pak çasteve, duke i ofruar mbështetje Zhegrovës.

“Eh vakt o vakt…ku dhe me ke po jetojmë … Të jeshë vetvehtja në një botë që në vazhdimsi përpiqet të të shndërrojë në dikë tjetër , është arritja më e madhe … Ti kurr nuk do të ecesh vetem Edon Zhegrova”, shkruan ndër të tjerash Munishi.

/GazetaBlic Sport