Sporti

Munishi në Ligën e Parë, do ta drejtojë skuadrën e Ferizajt për edicionin e ardhshëm

06/13/2023 14:15
nga:Mergim Rreci

Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i skuadrës së Ferizajt.

Presidenti i kësaj skuadre, Lulzim Abazi e ka konfirmuar këtë gjë në një prononcim të shkurtër për ‘GazetaBlic Sport’.

“Kemi arritur marrëveshje dhe ai do të jetë trajner i ri për edicionin e ardhshëm. Ai do të prezantohet në ora 15:30”, tha Abazi.

Kujtojmë që Munishi ka qenë tek disa skuadra të njohura në Superligë, por tashmë karrierën do ta vazhdojë në Ligën e Parë.

/GazetaBlic Sport/