Lajme

Mungesa e fuqisë punëtore, Rafuna: Këta janë dy sektorët që po vazhdojnë të rrezikohen më së shumti

01/31/2024 10:16
nga:N K

Kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna në një intervistë për GazetaBlic ka thënë se bizneset janë në panik në mungesë të fuqisë punëtore pas liberalizmit të vizave.

Sipas Rafunës, në dy vitet e fundit është vrejtur një mungesë e madhe e punëtorve në sektorë të ndryshëm.

“Mungesa fuqisë punëtore është një sfidë për biznesin, jo vetëm në momentin që është bërë liberalizimi i vizave, por është duke u përcjellë këto dy vitet e fundit. Tani me liberalizimin e vizave është një mënyrë më e theksuar për arsyje se shumë të rinjë që nuk kanë pas mundësi të udhëtojnë më herët, tani e kanë klëtë mundësi” u shpreh ai.

Rafuna shton se biznesët tashmë i ka kapur një shqetësim i madhë, pasi rrezikohet mbyllja e tyre për shkak të mungesë së punëtorëve.

“Të them të drejtën, biznesët janë në panik se çfarë do të ndodhë tash me rastin e liberalizimit të vizave. Shumë të rinjë të Kosovës kanë mundësi të lëvizin lirshëm dhe janë të vetëdijshëm që liberalizimi është vizitë turistike dhe s’ka qëllime punësimi”, tha Rafuna.

“Vendet e Bashkimit Evropian i lehtësuan procedurat për dhënien e lejës së punës, kjo ka rritë shqetësimin e bizneseve. Ka mungesë të fuqisë punëtore, si të kualifikuar ashtu edhe të pakualifikuar”, shtoi tutje.

Ai tutje thekson se bizneset më të prekura janë, ndërtimtaria dhe gastronomia.

“Nuk kemi ndonjë statistikë brenda këtij 30 ditëshit, por duke pasur  të dhënat e mëhershme, sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i gastronomisë janë më shumë të prekur” tha ai.

Krahas kësaj, Rafuna shton se ka përmisim të kushteve në sektorin privat.

“Ka lëvizje në përmisimin e kushteve të punëtorëve. Pagat në sektorin privat janë rritur,  përveç pagës janë edhe bonueset që iu ofrohen punëtorit, edhe kjo është një e mirë materiale”, tha Rafuna për GazetaBlic.