Lajme

Mundësia për zgjedhje në vjeshtë/ Lushtaku: Pasi nuk u mbajtën në verë, le të mbahen të rregullta

07/03/2024 16:34
nga:N K

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një prononcim për GazetaBlic u deklarua në lidhje me mundësinë e mbajtjesë së zgjedhjeve, derisa tha se si PDK do të dëshironin që ato të mbaheshin sa më herët.

“Së pari sigurisht që është me mandatin e shumicës me vendos zgjedhjet, ne kishim dëshiru që me i mbajt sa më herët zgjedhjet sepse më nuk ka kuptim me i mbajtë zgjedhjet nëse nuk janë të rregullta në shkurt të vitit 2025, derisa nuk janë mbajtë në korrik apo qershor”, deklaroi ai.

Tutje, deputeti theksoi se në zgjedhjet e ardhshme qytetari të matë performancën e dobët të kësaj qeveria aktuale.

“Kështu që, le të përfundojë mandati dhe le të matë qytetari performancën e dobët të kësaj qeverie në zgjedhjet e ardhshme, po besoj që më mirë është meqenëse nuk janë mbajtur zgjedhjet në korrik, atëherë për mua duket absurditet që për dy tre muaj me i mbajtë zgjedhjet me një datë tjetër”, deklaroi deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku.

/GazetaBlic/