Sporti

Muller dhe Hummels kthehen në kombëtaren e Gjermanisë pas më shumë se dy viteve

06/02/2021 16:39
nga:L J

Gjermania do të luajë sonte ndaj Danimarkës pa Antonio RUdiger, Timo Werner, Kai Havertz dhe Ilkay Gündogan pasi ata luajtën me Chelsea dhe Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve.

As lojtari i Madridit Toni Kroos nuk do të jetë i gatshëm, pasi sapo ka kaluar Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Në vend të kësaj, Mats Hummels dhe Thomas Müller kthehen pas më shumë se dy viteve, pasi Löw nuk i ftoi më ata pas Kupës së Botës 2018.

Kombëtarja e Gjermanisë do të luajë sonte me Danimarkën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

/GazetaBlic Sport.