Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka thënë se ka qenë i nderuar që ka qenë në tubim në Studenicë, në vendin ku ka rrënjët, raporton Gazeta Blic.
“Unë jam i Studenicës sepse me shumicën prej jush kemi ndarë kujtime që nuk harrohen – kemi kryer shkollën bashkë, kemi luajtur futboll dhe kemi qenë krah njëri-tjetrit në aktivitete të rëndësishme për Kosovën. Ju premtoj që Besimi do të mbetet ai që ka qenë gjithmonë: pranë jush, duke punuar për ju dhe me ju”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
I nderuar dhe krenar që isha pjesë e tubimit zgjedhor në Studenicë, vendin ku rrënjët tona janë të përbashkëta. Unë jam i Studenicës sepse me shumicën prej jush kemi ndarë kujtime që nuk harrohen – kemi kryer shkollën bashkë, kemi luajtur futboll dhe kemi qenë krah njëri-tjetrit në aktivitete të rëndësishme për Kosovën.
Ju premtoj që Besimi do të mbetet ai që ka qenë gjithmonë: pranë jush, duke punuar për ju dhe me ju.
Sepse pa besim, s’ka ndryshim!
#BesimiYt #Studenica #istogu #ldk #ldk124 #NR79