Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se në sondazhet e kësaj partie asnjëherë nga viti 2022 nuk kanë rënë nën 49 për qind.
Sipas tij, kjo mbështetje vjen vetëm nga brenda vendit, pa përkrahje të diasporës.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë sondazh që thotë se është 37 për qind, të gjitha sondazhet që i ka LVV-ja çdo tre muaj në dy vjetët e fundit, VV-ja asnjëherë që nga shtatori i viti 2022 deri tash, nuk është ndër 49 për qind. I fundit faktikisht është 49.8 për qind, brenda vendit pa diasporë”, tha Muja në emisionin “Dpt te Fidani” në Klan Kosova.
“Në zgjdhjet e para kishte më pak mbështetje brenda vendit, pra ishte 44, 45 për qind. A i vjen mirë ndokujt, e di që kjo iu jep stres shumë se kanë mbajtur shpresa me lënë nën 50 për qind”.