Lajme

Muja: Masat që mori ministri Vitia, patën efekt në rënien e rasteve me Covid-19

05/05/2021 22:17
nga:M K

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka qenë i ftuar sonte në “Debat Plus”.

Mes shumë çështjeve të përmendura, ai përballë analistëve ka diskutuar situatën me Covid-19, duke thënë se ministri Vitia gëzon merita të mëdha për rënien e numrit të të infektuarve, përcjell GazetaBlic.

“Para se ministri Vitia të merr masat anti-Covid, numri i rasteve në baza ditore shkonte në 900. Për shkak të masave të marra nga Vitia, numri i këtyre rasteve ka rënë ditëve të fundit deri në 170. Nga 14,000 raste aktive në ditë tash me ardhjen e qeverisë Kurti kanë rënë në 7,000”, tha ndër të tjera ai.

LEXO EDHE:

Abelard Tahiri: Thaçi dhe të tjerët në Hagë janë vaksinuar kundër koronavirusit

/GazetaBlic/