Lajme

Abelard Tahiri: Thaçi dhe të tjerët në Hagë janë vaksinuar kundër koronavirusit

05/05/2021 22:01
nga:Q R

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth pamundësimit të vizitave të Hashim Thaçit dhe të tjerëve nga familjarët e tyre, përcjell Gazeta Blic.

Tahiri ndër të tjerash potencoi se është e pabesueshme se si nuk është lejuar deri tash vizita e të paraburgosurve në Hagë, ani pse Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar.

“Tashmë me sa e di ata janë vaksinuar edhe zotëri Thacit edhe të tjerët. Do të duhej që familjarët e tyre me prioritet të vaksionoheshin në Kosovë që t’i vizitonin pastaj ata.Vizitat e tilla është e pabesueshme qysh nuk janë leju tash e sa muaj”, tha Tahiri në Pressing.

LEXO EDHE:

Eurodeputeti Mandl: Rezultati i dialogut Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke