Sporti

Muja dhe Daku tregojnë emocionet me fanellën “kuqezi, intervista ndryshe e tyre: Kemi emocione të shumta

09/06/2023 09:41
nga:Mergim Rreci

Futbollistët kosovarë, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku janë dy afrimet e reja te Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e shtatorit.

Federata Shqiptare ka publikuar një video të dyshes, të cilët flasin për emocionet dhe vendimin për të luajtur me fanellën “kuqezi”.

Çfarë do të thotë për ta të veshin fanellën “kuqezi” dhe çfarë emocione kanë kur dëgjojnë himnin shqiptar.

Kjo është intervista ndryshe e dyshes nga Kosova e dhënë për FSHF-n.

Kujtojmë që Shqipëria luan dy ndeshje tejet të rëndësishme. Fillimisht udhëton në Çeki dhe më pas në “Air Albania” pret Poloninë.