Lajme

Muhaxheri: Qëndrimi në sallë për Osmanin ishte vendim i duhur

05/04/2021 21:05
nga:Q R

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, përcjell Gazeta Blic.

Ai tutje shtoi se LDK-ja ka bërë veprim të mirë që ka qëndruar në sallë ditën kur u votua Osmani si shefe e shtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”, tha ai në Kanal10.

Mes tjerash, Muhaxheri tha se vullneti i popullit ishte që Vetëvendosja të qeverisë me vendin, si dhe sipas tij “duhet të shohim se si do të qeverisin”, për të gjykuar veprimet e tyre.

LEXO EDHE:

Kurti në takim me ish-presidentin e BERZH-it: Sigurimi i vaksinave prioriteti më urgjent i Qeverisë